Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare është shpallur fajtor për vrasjen e një 19-vjeçari në Angli në Finsbury Park. Bëhet fjalë për Kevin Peraj i cili pasi goditi për vdekje me thikë Ahmed Habibin arriti të largohej drejt Shqipërisë përmes kanalit të La Manshit.
Një tjetër i ri, pasagjer në makinë, mbeti i plagosur lehtë. Hetimet zbuluan se sulmi kishte ndodhur më herët në Seven Sisters Road dhe Peraj ishte kapur në kamera teksa sulmonte pasagjerin.
Ai u kap nga policia britanike më 16 korrik e më pas u arrestua për vrasje sapo u rikthye në Britaninë e Madhe. Pas një gjyqi gjashtë-javor, Gjykata e Kurorës në Isleworth e shpalli fajtor për vrasje nga pakujdesia. Ndërsa dënimi i tij do të jepet më 1 gusht.
Policia vijon hetimet pasi dyshohet se një tjetër person ka qenë i përfshirë në sulm. Versus.al







