BOTA /

Greqia mund të frenojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Shkruar nga Versus

Greqia mund të frenojë përdorimin e mediave sociale për

Greqia po mendon të frenojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët më të vegjël se 15 vjeç me një “portofol për fëmijë”.

Sofia Zacharaki, Ministre e Kohezionit Social dhe Familjes në Greqi tha të mërkurën se masa është për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet e internetit të pambikëqyrur dhe mediave sociale, ndërsa ajo tërhoqi vëmendjen për shqetësimet për varësinë dixhitale dhe izolimin e shkaktuar nga mediat sociale.

Portofoli do t’i lejojë prindërit të bllokojnë uebsajte specifike duke përdorur fjalë kyçe dhe të monitorojnë trafikun në internet të fëmijëve të tyre.

Ndalimi tërësisht i mediave sociale është jorealist, por rritja e mbikëqyrjes është thelbësore pasi fëmijët shpesh tërhiqen në botët virtuale, të cilat i ekspozojnë ata ndaj rreziqeve të mëdha, duke përfshirë depresionin dhe shkëputjen nga realiteti, tha Zacharaki.

“Prindërit shprehin shqetësime serioze, por ngurrojnë të kufizojnë socializimin e fëmijëve të tyre nëpërmjet teknologjisë. Ekziston një vijë e hollë midis garantimit të sigurisë dhe lejimit të lirisë. Teknologjia mund të jetë edhe kërcënim edhe mjet për t’u mbrojtur nga keqpërdorimi,” tha ajo.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: