BOTA /

Greta Thunberg gjobitet dhe i ndalohet hyrja në Venecia

Shkruar nga Versus

Greta Thunberg gjobitet dhe i ndalohet hyrja në Venecia

Greta Thunberg dhe 35 aktivistë të tjerë janë ndaluar të hyjnë në Itali për 48 orë dhe janë gjobitur me 150 euro për lyerjen e lumenjve, kanaleve dhe shatërvanëve me ngjyrë të gjelbër në dhjetë qytete italiane, përfshirë Venecian. Aktivistët lyen gjithashtu Kanalin e Madh në Venecia me ngjyrë të gjelbër, duke pretenduar se përdorën bojë miqësore me mjedisin. Protesta “Stop Ecocide” u zhvillua si pjesë e samitit “COP30” në Brazil.

Në Venecia, ku ishte e pranishme edhe Greta Thunberg, aktivistët marshuan gjithashtu midis turistëve në Urën Rialto. Luca Zaia, guvernator i rajonit të Venetos, e kritikoi veprimin si "një akt mosrespektimi për qytetin dhe historinë tonë". "Është një gjest që mund të ketë pasoja për mjedisin", shtoi ai.

Bojë jeshile u hodh gjithashtu në lumin Po në Torino, në Reno në Bolonjë, në Tara në Taranto, si dhe në shatërvanë në Padova dhe Xhenova./ Versus.al

Poll