Një numër i panjohur personash u plagosën në një sulm me thikë në Mynih mbrëmjen e së shtunes. Sulmuesja ishte një grua 30-vjeçare e cila u qëllua nga policia dhe vdiq pak kohë më vonë në spital.
Sipas BILD dhe Abendblatt, gruaja sulmoi kalimtarët me thikë në Theresienwiese, vendi ku mbahet Oktoberfest në vjeshtë. Oficerët e policisë në patrullë e qëlluan dhe ajo u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, por përfundimisht ndërroi jetë nga plagët e marra. Motivet e saj mbeten të paqarta, me BILD që përmendi "sëmundje mendore".
Në një deklaratë, policia tha se "nuk ka më rrezik për publikun", ndërsa ende nuk dihet se sa persona u plagosën ose cila është gjendja e tyre.







