BOTA /

Hetimi për korrupsion e mashtrim, dorëhiqet Mogherini: Kam besim të plotë tek drejtësia

Dy ditë më parë prokuroria e Brukselit i komunikoi akuzat ish-shefes së politikës së Jashtme të BE.

Shkruar nga Versus

Hetimi për korrupsion e mashtrim, dorëhiqet Mogherini: Kam besim

Ish-diplomatja më e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka dhënë dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës.

Në një deklaratë, Mogherini tha: "Në përputhje me rigorozitetin dhe drejtësinë më të madhe me të cilën kam kryer gjithmonë detyrat e mia, sot vendosa të jap dorëheqjen si Rektore e Kolegjit të Evropës dhe Drejtore e Akademisë Diplomatike të Bashkimit Evropian."

Më tej shprehu bindjen se ka besim të plotë tek drejtësia duke pretenduar se do të vërtetohet korrektësia e Kolegjit të Evropës. 

Mogherini dhe një nga diplomatët më të lartë të bllokut, Stefano Sannino, u morën në paraburgim të martën pasi policia belge nisi bastisje si pjesë e një hetimi për mashtrim. Sannino la rolin e tij në Komision të mërkurën.

Policia kontrolloi Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe Kolegjin e Evropës për korrupsion të dyshuar në krijimin e një akademie trajnimi për diplomatët. Mogherini, një ish-ministre e jashtme italiane, ishte në krye të EEAS nga viti 2014 deri në vitin 2019 dhe ka qenë në Kolegjin e Evropës që nga viti 2020. Versus.al

Poll