BOTA /

Hezbollah tjetër sulm me dron në një bazë ushtarake në Izrael, 4 ushtarë të vrarë! 60 persona të tjerë të plagosur

Katër ushtarë janë vrarë dhe më shumë se 60 persona të tjerë janë plagosur në një sulm me dron që synonte një bazë ushtarake në Izraelin verior. Të dhënat u konfirmuarn nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Shkruar nga Versus

Hezbollah tjetër sulm me dron në një bazë ushtarake në

Katër ushtarë janë vrarë dhe më shumë se 60 persona të tjerë janë plagosur në një sulm me dron që synonte një bazë ushtarake në Izraelin verior. Të dhënat u konfirmuarn nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin, për të cilin tha se kishte në shënjestër një kamp trajnimi të Brigadës Golani të IDF-së në zonë, e cila është e vendosur midis Tel Avivit dhe Haifës.

Zyra e medias e grupit të armatosur tha se e gjitha ishte në përgjigje të sulmeve izraelite në Libanin jugor dhe Bejrut të enjten. Shumë nga të plagosurit janë evakuuar në Qendrën Mjekësore Hillel Yaffe në Hadera aty pranë - ndërsa të tjerët janë dërguar në spitalet në Tel Hashomer, Haifa, Afula dhe Netanya.

Detajet janë ende të pakta, por shumë nga të plagosurit duket se kanë qenë në një mensë komunale në atë kohë dhe janë kapur plotësisht në befasi. Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale duket se tregojnë një sallë të zbrazët me një vrimë në çati, megjithatë vërtetësia e këtyre pamjeve nuk konfirmohet.

Gjatë vitit të fundit të luftës, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka raportuar më shumë se 42,000 njerëz të vrarë.

Rreth 1.9 milionë nga 2.4 milionë banorët e Gazës janë zhvendosur nga lufta - shumë prej të cilëve janë detyruar të lëvizin disa herë për të shpëtuar.

Luftimet filluan pasi Hamasi nisi një sulm të paprecedentë në veri të Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar - duke vrarë rreth 1200 njerëz në Izraelin verior dhe duke marrë peng më shumë se 200 në Gaza./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: