BOTA /

Horror / Gjendet një trup i cop*tuar dhe i ndarë në dy valixhe

Një dëshmitar okular mësohet të këtë thënë se ai vuri re një valixhe që rridhte gjak dhe një burrë duke ikur nga vendi i ngjarjes vonë natën e së mërkurës.

Shkruar nga Versus

Horror / Gjendet një trup i cop*tuar dhe i ndarë në dy valixhe

Përsëri një ngjarje horror u rregjistrua këtë të enjte në Angli. Një trup i copëtuar u gjet në dy valixhe të lëna në urën e varur ikonike të Clifton në Bristol, në perëndim të Anglisë. Policia është në kërkim të një njeriu të pikasur natën në urë. Pak para mesnatës të së mërkurës mbrëma, policia mori një raportim për "një burrë me një valixhe që vepronte në mënyrë të dyshimtë në urën e Clifton", tha policia Avon dhe Somerset në një deklaratë.

Oficerët u dërguan me shpejtësi në vendngjarje, por “burri tashmë ishte larguar nga zona, duke lënë valixhen. Një valixhe e dytë u gjet jo shumë larg nga vendi ku ishte lënë e para,” shpjegoi policia. “Fatkeqësisht besojmë se valixhet përmbajnë mbetje njerëzore”, thuhet në njoftimin për shtyp, ku saktësohet se po vijon hetimi me “përparësi imediate” për identifikimin e këtyre mbetjeve dhe gjetjen e personit në fjalë që ka lënë valizxhet në urë.

“Hetimet fillestare kanë konstatuar se burri ka mbërritur në urë me taksi. Automjeti është sekuestruar dhe shoferi po na ndihmon me hetimin tonë”. Ekipet e specializuara po punojnë ende në urë për të kontrolluar zonën.

Horror / Gjendet një trup i cop*tuar dhe i ndarë në dy valixhe

DETAJE

Një dëshmitar okular mësohet të këtë thënë se ai vuri re një valixhe që rridhte gjak dhe një burrë duke ikur nga vendi i ngjarjes vonë natën e së mërkurës.

Burri, i cili kishte dalë për një shëtitje me të dashurën e tij kur pa valixhet me gjak, tha për Bristol Live: “Ishin dy valixhe, njëra e mbetur në urë e që dukej se rridhte gjak prej saj, tjetra ishte në rrugë, menjëherë pas urës në anën e Leigh Ëoods.

“Kishte gjak përgjatë urës. Njeriu që kishte valixhet në dorë u largua me vrap poshtë Burëalls, një korsi banimi që të çon në Roënham Hill,” - sipas dëshmitarit.

Horror / Gjendet një trup i cop*tuar dhe i ndarë në dy valixhe

Një fqinj i tha The Independent se një valixhe u hodh në urë, me një të dytë të mbetur në shkurre aty pranë.

 

Poll