BOTA /

Tërmeti 8.8 ballë "shkund" Rusinë, cunami me dallgë deri në 3 metra! Alarm edhe në Japoni e SHBA

Ky është një prej 10 tërmeteve më të fortë të regjistruara në historinë e njerëzimit.

Shkruar nga Versus

Tërmeti 8.8 ballë "shkund" Rusinë, cunami me

Një nga tërmetet më të forta në botë goditi Lindjen e Largët të Rusisë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë të shkallës rihter, shkaktoi valë të vogla cunami në Japoni dhe Alaska, ndërsa të gjithë vendet që lagen nga oqeani paqësor janë të rrezikuara, përfshirë SHBA-të, Haëaii, Japonia e Zelanda e Re.

Tërmeti 8.8 ballë "shkund" Rusinë, cunami me

Një cunami me lartësi deri në 3 metra goditi bregdetin rus pas tërmetit. Ndërsa edhe në Japoni valët e cunamit raportohen deri në 3 metra lartësi.

Njerëzve iu këshillua të zhvendoseshin në vende më të larta pasi rreziku potencial mund të zgjasë për më shumë se një ditë, por vendet ku valët e cunamit kanë dalë tashmë në breg nuk kanë raportuar dëme të konsiderueshme deri më tani.

Është evakuuar centrali bërthamor i Fukushimës në Japoni, ndërsa deri më tani nuk flitet për viktima, pasi zonat e prekura janë më së shumti të pabanuara. Ky është një prej 10 tërmeteve më të forta të regjistruara ndonjëherë. Versus.al

Poll