Qyteti serb Loznicë pas konfrontimit të përgjakshëm mbrëmjen e djeshme është vënë në rrethim.
Një forcë e madhe e pjesëtarëve të policisë serbe janë në vendngjarje , të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Sipas mediave serbe nga burimet e tyre shqiptari Artan Hajziri që vrau një polic dhe plagosi kolegun e tij pas konfrontimit me armë në Loznicë është vëllai i Faton Hajzirit i cili është arratisur nga burgu i Smrekonicës dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës.
Dyshohet se Hajziri nuk ka pranuar të dorëzojë çantën e tij pasi mbante një sasi të madhe parash që buronin nga aktivitete kriminale dhe me shumë gjasa ishin të destinuara për veprimtari kriminale si blerje të lëndëve narkotike.
Në vendin e ngjarjes përveç një pasaporte kosovare është gjetur edhe një letërnjoftim gjerman.
Por ngjarja duket se merr rrjedhë tjetër pas dëshmisë së babait të Artan Hajzirit.
Ai ka dëshmuar në mediat kosovare se personi që ka qëlluar mbi policët serb nuk është Artani por Fatoni.
Sipas tij Fatoni i ka marrë pasaportën e vëllait të tij, Artanit, pasaportë që është gjetur në vendin e ngjarjes sipas policisë serbe.
“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij.” është shprehur ai për median kosovare Nacionale.
Kërkimi për Hajzirin vazhdojnë ndërsa Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së policit të vrarë.
Po si ndodhi ngjarja?
Pas ndalimit nga policia kufitare serbe , Artan Hajziri (33 vjeç) ka deklaruar se po shkonte për në shtëpinë e një shoku në Loznicë dhe pasi pjesëtarët e MPB-së i kërkuan që t’u tregonte çantën që mbante ai hapi zjarr.
Nga shkëmbimet ka mbetur i vrarë një polic serb ndërsa një tjetërë është plagosur por që është jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me rastin ka reaguar dhe kryeministri kosovar Albin Kurti.
“Kemi pranuar edhe ne informacione, sikurse edhe ju sepse kjo vrasje ka ndodhur në Serbi, që do të thotë se burim informacioni ka qenë Serbia. Tani, organet tona kompetente, Ministra e Brendshme, e Jashtme, policia jonë do të njoftojnë opinionin, edhe juve edhe mua, për situatën aktuale.
Edhe unë jam duke pritur dhe do të pres derisa ata të japin deklaratat e tyre profesionale, sepse edhe ne mendojmë që kjo gjë nuk duhet të politizohet, por të trajtohet si e tillë edhe nga aspekti i sigurisë, edhe nga këndi profesional dhe ligjor”, u shpreh Kurti.
Ndërkohë në Serbi ngjarja po cilësohet si akt terrorist dhe i gjithë shteti është ngritur në këmbë.

Pamje nga vendi i ngjarjes
View this post on Instagram








