BOTA /

“I dashur Aleksander, miq serbë” Macron mesazh në “X” pas kthimit në Paris nga Beogradi

Macron ka falënderuar presidentin serb Vuçiç për “pritjen e ngrohtë” dhe ka thënë se raporti në mes të Francës dhe Serbisë ka përparuar në mënyrë thelbësore.

Shkruar nga Versus

“I dashur Aleksander, miq serbë” Macron mesazh në

Në dy gjuhë, frëngjisht dhe serbisht, i ka lënë mesazhin Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në profilin e tij në “X” pas vizitës dyditore që ka realizuar në Serbi dhe pritjes që i është organizuar nga presidenti serb, Aleksander Vucic.

Macron ka falënderuar presidentin serb Vuçiç për “pritjen e ngrohtë” dhe ka thënë se raporti në mes të Francës dhe Serbisë ka përparuar në mënyrë thelbësore.

“Ne do të vazhdojmë”, ka shkruar Macron.

Në fund, presidenti francez ka thënë se Vuçiç dhe Serbia kanë respektin e Francës dhe atë personal të Macronit.

 

Poll