Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.6 ballë ka tronditur mbasditën e sotme kryeqytetin e ishullit grek të Kretës, Heraklion.
Sipas Instituti Gjeodinamik tërmeti kishte një thellësi fokale 15.6 kilometra dhe epiqendrën e kishte 38 kilometra në në veri-verilindje të Heraklion.
Ky tërmet është shoqëruar dhe nga pasgoditje me një tërmet prej 3.5 ballë me thellësi 10 kilometra.
Deri më tani nuk është raportuar për dëme në njerëz./Versus.al







