BOTA /

Pedofili Jeffrey Epstein, agjent izraelit? Netanyahu: E kundërta, kundërshtari im punonte për të

Shkruar nga Versus
Pedofili Jeffrey Epstein, agjent izraelit? Netanyahu: E kundërta,
Jeffrey Epstein, Benjamin Netanyahu dhe Ehud Barak

Teori të shumta e kanë lidhur pedofilin Jeffrey Epstein me Izraelin duke e konsideruar si një agjent izraelit i cili videot dhe të dhënat kompromentuese për njërëzit më të fuqishëm të botës i përdorte për t’i shantazhuar.

Lidhur me këtë pretendim, ka reaguar për herë të parë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i cili deklaroi prerazi se Epstein “nuk ka punuar për Izraelin”, por në të njëjtën kohë, e përdori vëmendjen e ripërtërirë ndaj dosjeve Epstein për të sulmuar paraardhësin e tij Ehud Barak.

E përditshmja The Jerusalem Post raportoi se lidhjet e ish-kryeministrit Barak me Epstein morën vëmendje të gjerë mediatike pasi të dy ata rezulton të jetë takuar disa herë në 2015 dhe 2016, që do të thotë vite pas dënimit të parë penal të Epsteinit.

Fotografi të qarkulluara asokohe tregonin Barakun duke hyrë në rezidencën e Epsteinit në Manhattan, New York. Në komentin e tij të parë publik mbi dokumentet e Epsteinit, Netanyahu tha se “marrëdhënia e pazakontë dhe e ngushtë e Epsteinit me Ehud Barakun nuk sugjeron se Epsteini ka punuar për Izraelin, ajo sipas tij provon të kundërtën”.

Në një përpjekje të qartë për të ndarë individin nga shteti. Netanyahu tha se “i mbërthyer pas humbjes së tij zgjedhore nga më shumë se dy dekada më parë, Baraku prej vitesh ka tentuar në mënyrë obsesive të minojë demokracinë izraelite duke bashkëpunuar me të majtën radikale anti-sioniste në përpjekje të dështuara për të rrëzuar qeverinë izraelite të zgjedhur nga populli”.

Ai më tej e akuzoi paraardhësin se është angazhuar “në aktivitete publike dhe prapa skenave për të minuar qeverinë e Izraelit, përfshirë nxitjen e lëvizjeve masive të protestës, shkaktimin e trazirave dhe ushqimin e narrativave të rreme mediatike”. Ehud Barak është një ndër kritikët më të zëshëm të Netanyahut e vazhdimisht ka bërë thirrje për largimin e qeverisë. Versus.al

Poll