BOTA /

Tërmeti shkatërrimtar godet Afganistanin, qindra të vd*kur! Qeveria e talibanëve kërkon ndihmë

Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për 250 viktima dhe 500 të plagosur deri më tani.

Shkruar nga Versus
Tërmeti shkatërrimtar godet Afganistanin, qindra të vd*kur!
Foto nga Afganistani

Një tërmet prej 6 ballësh ka goditur Afganistanin gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm duke shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar mes rrënojave ndërsa sipas raportimeve të para vetëm në një fshat janë gjetur 30 viktima, por shifrat e sakta nuk janë mbledhur ende, pasi bëhet fjalë për një zonë të thellë malore me fshatra të shpërndarë.

“Numri i viktimave dhe i të plagosurve është i lartë, por për shkak se zona është e vështirë për t’u arritur, ekipet tona janë ende në terren”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sharafat Zaman.

Tërmeti me një thellësi prej 10 kilometrash, shkatërroi shtëpitë prej balte dhe guri në kufi me rajonin Khiber Paktunkva të Pakistanit, bënë të ditur zyrtarët. Qeveria e udhëhequr nga talibanët bëri thirrje për ndihmë urgjente nga organizatat ndërkombëtare.

Në një postim në X, ajo tha se tërmeti ka shkaktuar “humbje jetësh dhe dëme materiale në disa provinca lindore”.

Rajoni i goditur nga tërmeti ishte ende duke u përballur me pasojat e përmbytjeve që ndodhën në fundjavë. Përmbytjet përfshinë provincat Nangarhar dhe Kunar, duke shkaktuar vdekjen e së paku pesë personave. Versus.al

Poll