BOTA /

Tërmeti shkatërrimtar goditi vendin, mbi 1 mijë viktima në Mianmar

Shkruar nga Versus

Tërmeti shkatërrimtar goditi vendin, mbi 1 mijë viktima në

Kur kanë kaluar 24 orë nga tërmeti i fuqishëm që shkundi Mianmarin duke lënë pasoja deri në Tajlandë, numri i viktimave ka shkuar në 1002 persona.

Ndërsa mbi 2376 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 7.7 ballë. Shumica e viktimave janë shënuar në qytetin e dytë më të madh të vendit, Mandalay, pranë epiqendrës së tërmetit.

Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar. Në Tajlandë, të gjithë sytë janë te një rrokaqiell i papërfunduar i cili u shkatërrua nga tërmeti. Rreth 100 punëtorë mbeten të pagjetur teksa familjet presin me nervozizëm. Mësohet se kanë vdekur gjashtë persona.

Udhëheqësit ushtarakë të Mianmarit kanë bërë një thirrje të rrallë për ndihmë ndërkombëtare, me fqinjët e saj Kinën dhe Indinë ndër të parët që dërguan ndihmë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: