Konflikti mes Izraelit dhe Iranit hyn tashmë në ditën e gjashtë, ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme, Irani ka lëshuar drejt shtetit hebre një raketë hipersonike të quajtur “Fattah-1”.
Kjo raketë u zbulua për herë të parë në vitin 2023 dhe u emërua nga Udhëheqësi Suprem i Iranit Ali Khamenei.
Ushtria iraniane i është referuar raketës si "sulmuesi i Izraelit" dhe gjatë zbulimit të saj, një banderolë e madhe u instalua në Teheran, kryeqytetin e Iranit, me një mesazh të shkruar në hebraisht: "400 sekonda për në Tel Aviv".
Ndërkohë, pas sulmit, edhe udhëheqësi i Iranit postoi në llogarinë e tij në X në gjuhën angleze.
"Beteja filloi. Ne duhet t'i japim një përgjigje të fortë regjimit terrorist sionist. Ne nuk do t'u tregojmë mëshirë sionistëve," shkroi Khamenei.
Nga ana tjetër, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump po shqyrton mundësinë e bashkimit ndaj sulmeve që Izraeli po kryen ndaj aseteve bërthamore të Iranit. Versus.al







