
Djali në mërgim i monarkut të rrëzuar të Iranit, Reza Pahlavi nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjete sociale bëri thirrje për një kryengritje në Iran. Ai u shpreh se “Republika Islamike ka marrë fund”.
Ndërsa tha se edhe pas rrëzimit të Khameneit, qytetarët nuk duhet të frikësohen për ndonjë periudhë paqëndrueshmërie.
“Tani është koha për t’u ngritur. Koha për ta rimarrë Iranin. Të gjithë së bashku. Mos u shqetësoni për ditën pas rënies së Republikës Islamike. Irani nuk do të hyjë në një periudhë paqëndrueshmërie apo lufte civile. Regjimi po shkon drejt një fundi të pashmangshëm”, tha ai mes të tjerash.
Në vitet e fundit, Izraeli ka forcuar lidhjet me Pahlavi-n, i cili ka shprehur mbështetje për veprimet e Izraelit, duke marrë lëvdata nga disa në diasporën iraniane dhe akuza për tradhti nga të tjerë. Versus.al
The Islamic Republic has come to its end and is collapsing. What has begun is irreversible. The future is bright, and together we will turn the page of history. Now is the time to stand up; the time to reclaim Iran. May I be with you soon. pic.twitter.com/qrbnDmf8SX
— Reza Pahlavi (@PahlaviReza) June 17, 2025







