Irani ka refuzuar planin e paraqitur nga Pakistani për armëpushim 45 ditor. Arsyeja është se Irani kërkon një fund të përhershëm të luftës.
Gjithashtu iranianët kanë paraqitur planin e tyre prej 10 pikash, ku përfshihet fundi i armiqësive në rajon, protokolli që siguron kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, rindërtimin dhe heqjen e sanksioneve.
Sipas Iranit, “presidenti Donald Trump duke e zgjatur edhe një herë afatin e përsëritur, është tërhequr nga kërcënimet e tij të mëparshme". Versus.al

