BOTA /

Irani tërhiqet nga bisedimet bërthamore me SHBA, Trump: Tani kanë edhe një shans të dytë!

Irani ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara, mes përshkallëzimit të tensioneve pas sulmeve ushtarake të Izraelit ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake iraniane, si dhe kundërpërgjigjes nga Teherani me dronë.

Shkruar nga Versus

Irani tërhiqet nga bisedimet bërthamore me SHBA, Trump: Tani kanë

Irani ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara, mes përshkallëzimit të tensioneve pas sulmeve ushtarake të Izraelit ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake iraniane, si dhe kundërpërgjigjes nga Teherani me dronë.

Negociatat, që tani dështuan, synonin të ringjallnin marrëveshjen bërthamore të 2015-ës — nga e cila SHBA-të u tërhoqën nën administratën Trump — që parashikonte kufizimin e aktivitetit bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Donald Trump deklaroi se Irani “ndoshta ka edhe një shans të dytë” për të arritur një marrëveshje, pas sulmeve të Izraelit.

Në një postim në Truth Social, Trump zbuloi se i kishte dhënë Iranit 60 ditë afat që të ulej në tryezën e bisedimeve. “Duhej ta kishin bërë! Sot është dita e 61-të. Unë u thashë çfarë të bënin, por nuk mundën. Tani kanë, ndoshta, edhe një shans të dytë!”

Deklarata e Trump vjen vetëm një orë pasi ai i bëri thirrje Iranit që të negocionte, duke paralajmëruar se sulmet e mëtejshme izraelite “mund të jenë edhe më të dhunshme.” Versus.al

Poll