BOTA /

Ish-nxënësi i bullizuar kreu mas*kër, rritet numri i viktimave në shkollën e mesme të Austrisë

Shkruar nga Versus

Ish-nxënësi i bullizuar kreu mas*kër, rritet numri i viktimave

Numri i viktimave si pasojë e sulmit me armë zjarri në një shkollë të mesme të Graz të Austrisë ka shkuar në 10 persona.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga klasat me nxënës të cilët kanë filmuar ngjarjen ndërkohë që dëgjohen krismat e të shtënave me armë.

Pas të shtënave, policia mbërriti në vendngjarje dhe gjatë kontrolleve të imtësishme, autori, një ish-nxënës i shkollës u gjet i vetëvrarë në tualet.

Thuhet se 22-vjeçari ka qëlluar veten me armë. I riu ishte një ish-student në BORG dhe thuhet se e konsideronte veten viktimë të bullizmit nga shokët dhe shoqet gjatë kohës që kishte studiuar në këtë shkollë. Versus.al

Poll