BOTA /

Ishin me pushime, zjarri ju merr jetën 79 personave, shumica ishin në gjumë

Është rritur numri i viktimave nga zjarri që ra në një resort në Bolu,Turqi. Sipas mediave të huaja deri më tani autoritetet kanë raportuar për 79 viktima, ndërsa ende nuk janë bërë verifikimet e plota për nënshtetësinë e atyre që kanë humbur jetën.

Shkruar nga Versus

Ishin me pushime, zjarri ju merr jetën 79 personave, shumica ishin në

Është rritur numri i viktimave nga zjarri që ra në një resort në Bolu,Turqi. Sipas mediave të huaja deri më tani autoritetet kanë raportuar për 79 viktima, ndërsa ende nuk janë bërë verifikimet e plota për nënshtetësinë e atyre që kanë humbur jetën.

Zjarri, për shkaqet e të cilit janë vënë në pranga 11 persona ka lënë pas mbi 90  të plagosur.

Sipas pistës paraprake të hetimeve,  zjarri filloi në restorant dhe më pas u përhap në të gjithë ndërtesën, ndërsa dyshohet se shumica e pushuesve në ato momente kanë qenë në gjumë. Policia dhe autoritetet vendase vijojnë përpjekjet për identifikimin e viktimave të tjera duke kryer edhe testet e ADN.

Presidenti turk Erdogan e shpalli këtë të mërkurë ditë zie kombëtare./Versus.al/

Tags:

turqi viktima

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: