BOTA /

Ishte fshehur në ngarkesën e dyshimtë, policia turke sekuestron mbi 450 kg kokainë në aeroportin e Stambollit

Shkruar nga Versus
Ishte fshehur në ngarkesën e dyshimtë, policia turke sekuestron
Droga e sekuestruar

Truqi- Policia turke kapi 455.2 kilogramë kokainë të shtunën në një operacion në aeroportin e Stambollit që njihet si më i madhi në vend.

Në një deklaratë të postuar në X, Ministria Turke e Tregtisë njoftoi se autoritetet zbuluan se një ngarkesë e dyshimtë mallrash me origjinë të huaj ishte vendosur të kalonte tranzit përmes Turqisë. Për këtë arsye u ndërmor një inspektim i plotë. 

Një video e publikuar nga ministria tregoi oficerët duke përdorur qen të trajnuar posaçërisht për të kontrolluar ngarkesën, duke zbuluar përfundimisht "drogën e llojit kokainë" të fshehur brenda 40 kutive.

Ministria tha se një hetim për ngjarjen është në vazhdim. Versus.al

Tags:

kokaine turqi

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: