BOTA /

Izraeli bombardon bazën raketore të Iranit, vret komandantin që lëshoi qindra dronë në Tel Aviv

Shkruar nga Versus

Izraeli bombardon bazën raketore të Iranit, vret komandantin që

Izraeli dhe Irani kanë shkëmbyer sulme të tjera mëngjesin e sotëm duke hyrë kështu në ditën e 9-të të bombardimeve të ndërsjellta mes dy vendeve.

Forcat ajrore të Izraelit kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj bazave të raketave iraniane ku përfshihen qendra magazinimi dhe lëshimi raketash në qendër të vendit. Sipas mediave, Izraeli ka goditur objektin bërthamor në Isfahan, por nuk ka patur viktima apo dëme të rrezikshme.

Gjithashtu, si pasojë e bombardimeve izraelite është vrarë një 16 vjeçar në qytetin e Qomit dhe 2 persona janë plagosur.

Sipas pretendimeve të forcave izraelite, është vrarë në sulme edhe For Judaki, komandanti Iranian i njësisë së dytë të dronëve të Gardës Revolucionare. Judaki është urdhëruesi për qindra sulme me dron në Izrael. Versus.al

Poll