Reperi Big Basta është shpallur fituesi i edicionit të dytë të “Ferma VIP”. Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Gerald Xhari, u shpërblye me çmimin e madh prej 100 mijë eurosh për qëndrimin e tij 3-mujor brenda Fermës.
Në finale ai u përball me 4 finalistë të tjerë, të cilët u eliminuan sipas kësaj radhe: finalisti i pestë Erand Sojli, e katërta Big Mama, i treti Andrea dhe i dyti Anduel Kovaçi që u përball në fund kokë më kokë me Big Bastën.
Pavarësisht se nuk ka bërë lojë me debate apo zënka të forta, Big Basta ka qenë një ndër lojtarët më të përmendur të këtij edicioni. Kujtojmë se edicioni i parë i këtij formati u fitua nga personazhi i rrjeteve sociale, Dijonis Biba. Versus.al







