BOTA /

Izraeli dominon ajrin mbi Iranin, por lufta mbetet e hapur!

Gjatë natës, Forcat Ajrore izraelite kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore, të cilat, sipas mediave shtetërore iraniane, kanë vijuar me bombardime edhe në perëndim të vendit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shkruar nga Versus

 

Izraeli dominon ajrin mbi Iranin, por lufta mbetet e hapur!

Pas katër ditësh luftime intensive, Izraeli ka deklaruar se ka arritur “kontroll operacional të plotë ajror” mbi kryeqytetin iranian, Teheranin. Ky zhvillim përfaqëson një përshkallëzim të madh dhe të rrezikshëm në konfliktin mes dy fuqive më të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme.

Gjatë natës, Forcat Ajrore izraelite kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore, të cilat, sipas mediave shtetërore iraniane, kanë vijuar me bombardime edhe në perëndim të vendit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Bilanci tragjik

Që nga shpërthimi i konfliktit ditën e premte, numri i viktimave në Izrael ka arritur në 24, ndërsa autoritetet iraniane raportojnë të paktën 224 të vdekur. Megjithatë, burime jozyrtare pretendojnë se shifrat reale janë shumë më të larta. Një nga sulmet raketore iraniane arriti të godasë ambasadën amerikane në Tel Aviv, duke ngjallur reagime të ashpra dhe shqetësim ndërkombëtar për përshkallëzimin e situatës.

Sulmi ndaj ambasadës, si dhe fakti që disa prej raketave iraniane depërtuan sistemin izraelit të mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt”, ka tronditur ndjesinë e sigurisë në publikun izraelit, i cili e kishte konsideruar sistemin si të padepërtueshëm. “Besimi absolut në Kupolën e Hekurt është goditur rëndë,” shkruan BBC.

Epërsia ajrore izraelite

Sipas raportimeve të analistëve ndërkombëtarë, Forcat Ajrore të Izraelit kanë demonstruar një epërsi të qartë teknologjike dhe operacionale mbi mbrojtjen ajrore të Iranit. Sulmet janë realizuar me bomba të komandueshme në distanca të afërta, pa qenë e nevojshme përdorimi i raketave lundruese me rreze të gjatë veprimi. Aeroplanët luftarakë iranianë, të cilët janë kryesisht modele të vjetruara nga epoka para-revolucionare ose mjete sovjetike të modifikuara, nuk kanë përbërë ndonjë sfidë serioze për Izraelin.

Para këtij operacioni, Izraeli kishte shkatërruar pjesë të konsiderueshme të mbrojtjes ajrore të Iranit, duke hapur rrugën për depërtim të thellë në hapësirën ajrore iraniane. /Versus.al

Poll