BOTA /

Izraeli sulmon tendat e palestinezëve, 25 të vrarë dhe 50 të plagosur

Izraeli ka bombarduar më parë vende në afërsi të "zonës humanitare" në Muwasi, një zonë rurale në bregun e Mesdheut që është mbushur me kampe tendash të shumta në muajt e fundit.

Shkruar nga a.b.

Izraeli sulmon tendat e palestinezëve, 25 të vrarë dhe 50 të

Forcat izraelite bombarduan kampet e tendave të palestinezëve të zhvendosur në veri të Rafahut të premten, duke vrarë të paktën 25 njerëz dhe duke plagosur 50 të tjerë. Lajmi u bë i ditur nga Ministria së Shëndetësisë së Gazës dhe punonjësve të urgjencës.

Dëshmitarët u thanë punonjësve të shpëtimit për granatimet në dy vende në një zonë bregdetare që është mbushur me tenda. Ministria e Shëndetësisë raportoi numrin e personave të vrarë dhe të plagosur nga sulmet.

Vendndodhjet e sulmeve ishin jashtë një zone të sigurt të caktuar nga Izraeli. Ushtria izraelite tha se ata po hetonin sulmet në koordinatat e raportuara. Izraeli ka bombarduar më parë vende në afërsi të "zonës humanitare" në Muwasi, një zonë rurale në bregun e Mesdheut që është mbushur me kampe tendash të shumta në muajt e fundit. Që nga tetori qindra mijëra palestinezë janë larguarnga Gaza dhe po jetojnë në tenda që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: