BOTA /

Izraeli pezullon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza: "Nuk ka armëpushim pa lirimin e pengjeve"

Vendimi u mor "duke pasur parasysh refuzimin e Hamasit për të pranuar planin Witkoff për vazhdimin e bisedimeve, për të cilin Izraeli ra dakord".

Shkruar nga Versus

Izraeli pezullon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza: "Nuk ka

Izraeli po pezullon hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, pasi ka përfunduar faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin, njoftoi sot zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

“Me përfundimin e fazës së parë të marrëveshjes së pengjeve dhe duke pasur parasysh refuzimin e Hamasit për të pranuar planin Witkoff për vazhdimin e bisedimeve, për të cilin ra dakord Izraeli, kryeministri Netanyahu ka vendosur se që nga mëngjesi i sotëm të pezullohet të gjitha hyrjet e produkteve dhe furnizimeve në Rripin e Gazës”thuhet në deklaratë.

“Izraeli nuk do të pranojë një armëpushim pa lirimin e pengjeve tanë”, theksohet në deklaratë, duke kërcënuar me “pasoja të tjera” nëse vazhdojnë mosmarrëveshjet me Hamasin për armëpushimin.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: