BOTA /

Izraeli po përparon drejt qytetit të Gazës

Sipas një zëdhënësi të ushtrisë Izraeli po përparon me ofensivën ndaj Qytetit të Gazës. Periferitë tashmë janë pushtuar, tha ai. Netanjahu ka urdhëruar që qyteti i Gazës të pushtohet më shpejt nga sa ishte planifikuar.

Shkruar nga Versus

Izraeli po përparon drejt qytetit të Gazës

Izraeli ka nisur sulmet e para të ofensivës së planifikuar në qytetin e Gazës.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se ushtria është në fazën e parë.

Ai shtoi se tashmë  janë pushtuar periferitë e qytetit të Gazës.

Zëdhënësi i ushtarisë tha gjithashtu se po bëhen përpjekje për të siguruar evakuimin e sigurt të popullsisë civile.

Po sigurohet gjithashtu një furnizim i mjaftueshëm me ndihma humanitare. Sulmi po shoqërohet nga frika se ofensiva do ta përkeqësojë më tej situatën tashmë katastrofike të popullsisë civile në Rripin e Gazës.

Netanyahu synon të përshpejtojë ofensivën

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite konfirmoi gjithashtu se këtë javë do të dërgohen afërsisht 60,000 thirrje për rekrutim.

Para këtij njoftimi mediat kishin njoftuar se ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kishte miratuar një plan operacional të ushtrisë për të pushtuar qytetin e Gazës.

Sipas zyrës së tij kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka urdhëruar që qyteti i Gazës të pushtohet më shpejt nga sa ishte planifikuar më parë.

"Afati kohor për marrjen e fortifikimeve të fundit terroriste dhe mposhtjen e Hamasit" do të shkurtohet, tha zyra e tij, pa dhënë detaje.

Zëdhënësi i ushtisë njoftoi se sulmet ndaj Hamasitnë qendrën e tij, qytetin e Gazës, do të intensifikohen më tej. Organizata radikale islamike palestineze tani nuk është gjë tjetër veçse një grup "i dërrmuar" guerilasish.

Të afërmit kanë frikë për pengjet

Presioni ushtarak nuk i shpëton pengjet, por i vret ata, tha Ofir Braslavski, babai i Rom Braslavskit. Hamasi kishte shpërndarë në fillim të gushtit një video të të riut, i cili ishte tepër i dobësuar dhe i drobitur. "Dyzet e dy pengje hynë në Gaza më këmbë - dhe u kthyen në qefinë. Nuk dua që fëmija im të jetë numri 43", tha Braslavski.

Macabit Mayer, tezja e vëllezërve binjakë Gali dhe Ziv Berman, e akuzoi Netanyahun për rekrutimin e dhjetëra mijëra rezervistëve të tjerë për një "mision pa kuptim" që " vë në rrezik të dashurit tanë dhe ata vetë".  /DW      

 

Tags:

izrael gaza

Poll