
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e përshkroi marrëveshjen dyjavore për armëpushim me Iranin si një “fitore” për Shtetet e Bashkuara. Ndërsa e konsideroi kërcënimin e Trumpit si "të fortë" duke argumentuar se ishte kjo që i shtyu palët të uleshin në bisedime dhe të arrinin armëpushimin.
“Ideja që presidenti Trump mund të pranonte ndonjëherë një listë dëshirash iraniane si marrëveshje është plotësisht absurde”, theksoi ajo.
Në lidhje me tërheqjen e SHBA-së nga NATO, Leavit tha se këtë gjë presidenti Trump nuk e ka diskutuar por do të ketë një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm Rutte.
“NATO u vu në provë dhe dështoi”, thotë Leavitt, duke cituar drejtpërdrejt Presidentin Trump.
Sekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë tha se NATO i ka kthyer shpinën popullit amerikan pavarësisht se SHBA është financuesi kryesor. Versus.al

