BOTA /

Kërcënoi se do merrte peng dhe do vriste drejtorin e FBI-së, arrestohet 34 vjeçari

34 vjeçari i arrestuar kishte kërcënuar edhe familjarët e drejtorit të FBI-së, se do i bënte të kishin frikë të hidhnin një hap jashtë shtëpisë.

Shkruar nga Versus
Kërcënoi se do merrte peng dhe do vriste drejtorin e FBI-së,
Drejtori i FBI-së Christopher Wray

SHBA- Një person u arrestua të enjten me akuzat federale për kërcënimin e bëra prej tij se do të merrte peng dhe do të vriste drejtorin e Byrosë Federale të Hetimit (FBI).

John Donovan Woodbury, 34 vjeç, nga periferia e zonës së Atlantës, Roswell, u gjykua në gjykatën federale në Atlanta, njoftoi Prokurori i SHBA Ryan Buchanan. Woodbury u padit nga një juri e madhe me akuzat se ai kërcënoi se do të “sulmonte, rrëmbente dhe vriste” drejtorin e FBI-së, Christopher Wray.

Kërcënimet u bënë muajin e kaluar në bordin e mesazheve në internet, ku 34 vjeçari shkruante se do ta bënte familjen e drejtorit të FBI-së të frikësohen për të hedhur një hap jashtë banesës së tyre. Versus.al

Poll