BOTA /

Kina kritikon Macronin për krahasimin e Ukrainës me Tajvanin: E papranueshme

Kina i është kundërpërgjigjur presidentit francez, Emmanuel Macron, për krahasimin që udhëheqësi francez bëri mes konfliktit në Ukrainë dhe fatit të Tajvanit.

Shkruar nga Versus

Kina kritikon Macronin për krahasimin e Ukrainës me Tajvanin: E

Kina i është kundërpërgjigjur presidentit francez, Emmanuel Macron, për krahasimin që udhëheqësi francez bëri mes konfliktit në Ukrainë dhe fatit të Tajvanit. Në një deklaratë të Ambasadës kineze në Singapor një ditë pasi Macron thuhej se janë dy çështje janë të ndryshme dhe aspak të krahasuesheme.

“Krahasimi i çështjes së Tajvanit me çështjen e Ukrainës është i papranueshëm. Këto dy çështje janë të ndryshme në natyrë dhe aspak të krahasueshme.”- thuhet në deklaratë.

Ambasada e Kinës iu kundërpërgjigj duke deklaruar se “çështja e Tajvanit është tërësisht punë e brendshme e Kinës. Ekziston vetëm një Kinë në botë dhe Tajvani është pjesë e patjetërsueshme e territorit të Kinës”.

Gjatë forumit në Singapor, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth paralajmëroi se Kina po “përgatitet” që të përdorë forcë ushtarake për të ndryshuar balancën e pushtetit në Azi, duke shtuar se ushtria kineze po ndërton kapacitete për ta pushtuar Tajvanin “dhe po stërvitet për një skenar real”.

Kujtojmë se Macroni krahasoi konfliktin Rusi-Ukrainë me çështjen e Tajvanit gjatë forumit vjetor të sigurisë në Azi.

“Nëse ne mendojë se Rusia mund të lejohet të marrë një pjesë të territorit të Ukrainës pa asnjë kufizim, pa asnjë reagim nga rendi botëror, si do ta përshkruanit atë që mund të ndodhë në Tajvan?”, tha Macron gjatë dialogut Shangri-La. Versus.al

Poll