BOTA /

“Kina po mundohet ta mbajë mirë me të dyja palët”, shefi i NATO-s: Të paguajë pasojat për mbështetjen e Rusisë

Stoltenberg parashtroi se duhen shqyrtuar mundësitë për sanksionimin ekonomik të Kinës nëse kjo e fundit nuk ndryshon qëndrim lidhur me mbështetjen ndaj Moskës.

Shkruar nga Versus
“Kina po mundohet ta mbajë mirë me të dyja
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Kina duhet të përballet me pasoja për mbështetjen e dhënë ndaj Rusisë në pushtimin e Ukrainës.

Stoltenberg tha se Pekini "po përpiqet ta ketë mirë në të dyja mënyrat" duke mbështetur përpjekjet ushtarake të Rusisë, duke u përpjekur gjithashtu të ruajë marrëdhëniet me aleatët evropianë.

"Kjo nuk mund të funksionojë në planin afatgjatë," tha Stoltenberg për BBC Neës gjatë një vizite në Uashington.

I pyetur se çfarë mund të bëjnë anëtarët e NATO-s për mbështetjen e Kinës për Rusinë, Stoltenberg tha se kishte bisedime të vazhdueshme lidhur me sanksione të mundshme që mund të ndërmerren.

Ai tha se Kina po ndan shumë teknologji,  mikroelektronikën, të cilat janë kyçe për Rusinë për të ndërtuar raketa, armë që i përdor kundër Ukrainës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shtoi se nëse Kina nuk ndryshon qëndrimin, duhet shqyrtuar mundësia e vendosjes ekonomike ndaj saj. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: