
Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca në një deklaratë për mediat ku foli për kushtet që Kurti ka vendosur për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi, bëri deklaratën e fortë duke paralajmëruar se qindra persona po organizoheshin për një sulm ndaj Kosovoës.
Ai tha se autoritetet kanë marrë masat dhe janë gati të përballen me çdo lloj plani që vjen nga Serbia.
“Institucionet tona kanë informacione të sakta se qindra persona po ushtrohen, po përgatiten për ndonjë sulm eventual. Por, ne jemi gjithmonë, dhe institucionet tona të sigurisë janë vigjilente dhe të përballemi me çka do që vjen nga Serbia, dhe me një koordinim edhe me institucionet ndërkombëtare dhe ushtarake që veprojnë në Kosovë”,- tha Konjufca.
Ndërsa theksoi tre pikat pa zbatimin e të cilave, nuk mund të ketë përparim të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.
“Ne si institucione qëndrojmë të vendosura sa i përket tri kushteve. Le të flasim për atë që është quajtur mos nënshkrimi i marrëveshjes, pikërisht për këtë, Serbia ka marrë pozicionin që nuk respekton marrëveshjen, E dyta, çështja e kryekriminelit Radoiçiqi, ai ndodhet i lirë dhe vepra e tij nga shteti serb po trajtohet më e lehtë se me qenë shkelje trafiku, plotësisht i lirë në Serbi dhe po mbrohet atje”, tha ai.
Një paralajmërim të tillë e bëri ditë më parë edhe vetë kryeministri Albin Kurti. Versus.al







