BOTA /

“Kosova, demokracia më e avancuar”, Kurti kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

Kurti kërkoi gjithashtu heqjen e masave të BE kundrejt Kosovës.

Shkruar nga Versus
“Kosova, demokracia më e avancuar”, Kurti kërkon statusin
Kaja Kallas dhe Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është takuar mbrëmjen e djeshme me përfaqësuesen e Lartë të BE, Kaja Kallas në një darkë pune pas takimeve të saj me drejtuesit e partive politike në Kosovë.

Mësohet se gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE dhe kërkesës së Kurtit për heqjen e masave të vendosura ndaj vendit. Një prej kërkesave themelore të Kurtit ishte edhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE duke e cilësuar vendin me demokracinë më të përparuar në rajon.

Sa i takon dialogur me Serbinë, Kurti tha se ka nevojë të menjëhershme për zbatimin e marrëveshjes bazike dhe që Serbia të mbajë përgjegjësi për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Ai foli gjithashtu për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës ndaj të cilëve po bëhet ‘spastrim etnik’ nëpërmjet pasivizimit të adresave.

Nga ana tjetër, Kallas ka pranuar se BE duhet të zgjerohet në mënyrë që të arrihet një fuqizim më i madh. Versus.al

Poll