BOTA /

Kosova e konfirmon: Në Serbi u vra Faton Hajrizi

"Duke lutur opinionin që të gjitha këto lajme nga Serbia të merren me rezervë deri në konfirmimin e plotë të tyre, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Shkruar nga Versus

Kosova e konfirmon: Në Serbi u vra Faton Hajrizi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë njoftoi se është konfirmuar se Faton Hajrizi, është personi që është vrarë nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik.

Përmes një njoftimi, ministria deklaroi se autoritetet serbe më 22 korrik kanë dërguar tek autoritetet e Kosovës shenjat e gishtërinjve të një personi dhe se të njëjtat shenja, së bashku me shenjat e gishtërinjve të Hajrizit, janë dërguar për ekzaminim në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

“Lidhur me rastin e pretenduar nga ana e Serbisë të vrasjes së qytetarit të Kosovës në Serbi, informojmë opinionin publik që sapo jemi njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njejtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi.

Duke lutur opinionin që të gjitha këto lajme nga Serbia të merren me rezervë deri në konfirmimin e plotë të tyre, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: