BOTA /

Kosova nuk mbetet pa buxhet, qeveria në detyrë miraton shpenzimet prej 4 miliardë eurosh

Shkruar nga Versus

Kosova nuk mbetet pa buxhet, qeveria në detyrë miraton shpenzimet prej

Kosovë- Qeveria në detyrë e ka miratuar buxhetin për vitin 2026 të premten, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mund ta shqyrtojë miratimin e tij.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se buxheti i ri parasheh rreth 1 miliard euro investime kapitale.

"Buxheti i ri do të jetë 4 miliardë euro. Rreth 1 miliard euro janë buxhetor për investime kapitale. Me ketë buxhet do të ketë pagë të 13 për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Është përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë për 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune në sektorin publik”, tha Kurti. Versus.al

Poll