Kryeministri britanik Keir Starmer ka diskutuar një sërë tematikash gjatë takimit të tij me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, të cilat lidhen me emigraionin, me Bashkimin Europian apo dhe me marrëveshje të mundshme midis vendeve europiane.
Starmer, i cili ndodhet në një vizitë dy-ditore në Evropë, ka thënë se dëshiron që marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me BE-në të "rivendosen".
Keir Starmer tha se qeveria "nuk ka plane" për një skemë të lëvizshmërisë së të rinjve, pasi ai diskutoi një "rivendosje" të marrëdhënieve midis MB dhe Evropës.
Duke folur në Berlin këtë mëngjes, Starmer tha se ka “plane për një marrëdhënie më të ngushtë mes MB dhe BE-së”.
Në konferencën për shtyp Keir Starmer tha:
"Kur bëhet fjalë për rivendosjen më të gjerë me Evropën, jam absolutisht i qartë se ne duam një rivendosje, unë kam qenë në gjendje ta përsëris këtë këtu sot.
Një rivendosje me Evropën, një rivendosje me BE-në. Dhe kjo nuk do të thotë ndryshim i Brexit ose rihyrje në tregun e vetëm ose në bashkimin doganor, por do të thotë një marrëdhënie më e ngushtë në një sërë frontesh duke përfshirë ekonominë, duke përfshirë mbrojtjen, duke përfshirë shkëmbimet.
Por ne nuk kemi plane për skemën e lëvizshmërisë së të rinjve, por kemi plane për një marrëdhënie më të ngushtë mes nesh dhe BE-së.”
Një marrëveshje MB-Gjermani për migracionin e parregullt mund t'i lejojë të dy vendet të "përballen më mirë me çështje si shkëmbimi i të dhënave, shkëmbimi i inteligjencës, çfarë mund të bëjmë për operacionet e përbashkëta", tha Keir Starmer në konferencën për shtyp me Olaf Scholz.
Për sa i përket traktatit do të jetë "mundësia e një brezi" për të dy vendet që të forcojnë edhe një herë marrëdhëniet e tyre në fusha të ndryshme, duke përfshirë tregtinë, shkencën dhe teknologjinë, tha Starmer, gjatë vizitës së parë dypalëshe në Berlin.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha nga ana e tij se ai mirëpret synimin e Starmer për të përmirësuar marrëdhëniet e Britanisë me BE-në, duke qenë se Britania është e nevojshme, tha ai, për të zgjidhur çështjet e mëdha me të cilat përballet Evropa.
"Jam i kënaqur që Keir Starmer ka njoftuar se do të kërkojë një fillim të ri në marrëdhëniet me BE ," tha Scholz në një intervistë të përbashkët me kryeministrin britanik, duke përshëndetur iniciativën dhe duke thënë se donte t'i përgjigjej "dorës së zgjatur".
I pyetur në lidhje me emigracionin, Starmer u përgjigj se për momentin fokusi është tek rivendosja e marrëdhënieve me BE-në, dhe jo në negociata të tjera.
"Për çështjen më të gjerë të migrimit të parregullt dhe çështjen e veçantë që kemi në Mbretërinë e Bashkuar të varkave të vogla që kalojnë Kanalin, kam thënë përpara zgjedhjeve se mendoja se skema e Ruandës ishte një mashtrim, prandaj ne e hoqëm atë menjëherë.
Por megjithatë, është shumë e rëndësishme që të rimarrim kontrollin e kufijve tanë. Unë kam qenë prej kohësh i bindur se mënyra më e mirë, mënyra më efektive për ta bërë këtë është të shkatërrosh bandat që drejtojnë tregtinë e ndyrë të vendosjes së njerëzve në situata të rrezikshme në të gjithë Evropën dhe përtej Kanalit,” tha ndër të tjera kreu i Mbretërisë së Bashkuar./ Versus.al







