BOTA /

Kundër kandidaturës së Kamala Harris, Obama e quan të paaftë

Një ndër personat që nuk është dakord për kandidimin e saj, shfaqet të jetë dhe ish-presidenti Barack Obama, i cili nuk e ka mbështetur pjesëmarrjen presidenciale të Harris

Shkruar nga M.H
Kundër kandidaturës së Kamala Harris, Obama e quan të
Barack Obama dhe Kamala Harris

Kamela Harris po merr pothuajse mbështetjen e të gjithëve për të qenë kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale, por duket se jo të gjithë janë pas saj duke duartrokitur.

Një ndër personat që nuk është dakord për kandidimin e saj, shfaqet të jetë dhe ish-presidenti Barack Obama, i cili nuk e ka mbështetur pjesëmarrjen presidenciale të Harris.

Sipas mediave të huaja, Obama nuk mendon se ajo do të mundë ta mposhtë Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit. Arsyeja u bë publike nga media amerikane New York Post e cila i referohet një burimi të afërt me familjen Biden. Pas tërheqjes së Joe Biden nga gara të dielën dhe kandidimit të menjëhershëm të zëvendës-presidentes, shumica e demokratëve në SHBA u renditën menjëherë në krah të Harris.

Por Obama bëri një pozicionim të dukshëm, duke mos dhënë mbështetjen për kandidaturën e zëvendës-presidentes.

“Obama është shumë i mërzitur sepse e di që ajo nuk mund të fitojë. Obama e di se ajo është thjesht e paaftë. Kur konkurroni për president, ka gjëra që mund dhe nuk mund t’i thuash.”– tha burimi i “The Post”./ Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: