Pasi i garantoi të gjithë se ishte mirë edhe pse një person u kap në tentativë për ta qëlluar me armë zjarri, kandidati për kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka reaguar sërish nëpërmjet rrjetit të tij social “Truthsocial” ku falenderoi agjentët e Shërbimit Sekret për parandalimin e të shtënave ndaj tij.
Trump foli me tone populiste duke e cilësuar veten si “të dashur nga populli” dhe tha se për këtë arsye sulmet ndaj tij ishin intesifikuar.
“Unë do të doja t’iu falënderoja të gjithëve për shqetësimin dhe urimet tuaja. Sigurisht që ka qenë një ditë interesante, mbi të gjitha, dua të falënderoj Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara, Sherif Ric Bradshaë dhe zyrën e tij të patriotëve të guximshëm dhe të përkushtuar. Falënderoj Forcat e Urdhrit për punën e pabesueshme që bëtë sot në Trump International për të më mbajtur mua, si President i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Puna që bëtë ishte absolutisht e jashtëzakonshme dhe jam krenar që jam amerikan! Nëse je popullor, do të të qëllojnë, le të mos e lëmë të na rrëzojë. Kur je popullor, kriminelët në fakt të qëllojnë... Dhe përpiqen të të godasin nga çdo kënd! Mos lejoni kurrë që ata bastardë t'ju rrëzojnë", shkroi Trump.
I arrestuari për këtë atentat të mbetur në tentativë, rezulton të jetë një 58 vjeçar pronar i një firme ndërtimi në Florida të SHBA-së, i cili në rrjetet sociale shprehte pikëpamjet e tij radikale dhe thirrjet për të luftuar dhe vdekur në Ukrainë. Versus.al







