Çfarë do të gjeni në brendësi
*Ish-presidenti i SHBA-ve dhe kandidati aktual për kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka qenë nën shënjestër të një tjetër atentati me armë zjarri, këtë herë në shtetin e Floridas teksa luante golf. *Agjentët e FBI-së, arrestuan 58 vjeçarin Ryan Ëesley Routh i cili u kap me një armë zjarri kallashnikov “Ak-47” rreth 500 metra larg vendit ku ishte duke luajtur ish-presidenti Trump. *Për fat të mirë, agjentët e shërbimit sekret ndërhynë në kohë duke mos e lejuar atentatorin që të qëllonte ndaj kandidatit për president. Njëri prej agjentëve qëlloi me armë zjarri në drejtim të 58 vjeçarit i cili me të parë se ishte nën vëzhgim, hipi në mjetin e tij tip “Nissan” dhe u largua për t’u kapur vetëm pak momente më vonë. *Ai rezulton të jetë dënuar më herët gjatë viteve ’90 për drogë dhe shkelje rregullash qarkullimi ndërsa në postimet e tij të bëra në rrjetet sociale së fundmi vihet re një radikalizëm sa i takon dëshirës për të luftuar në Ukrainë. *Për atentatin reagoi presidenti Joe Biden i cili u shpreh i lehtësuar që Trump nuk kishte pësuar asnjë dëmtim, ndërsa bëri thirrje edhe njëherë duke theksuar se dhuna politike nuk ka vend në SHBA. *Ky është atentati i dytë të cilit Trump i shpëton brenda 9 javëve. Ai i pari ishte më kritik pasi ish-presidenti arriti të shpëtonte për pak milimetra teksa plumbi i kaloi pranë veshit të djathtë.
“Kur të do populli, kriminelët të qëllojnë”, Trump reagon sërish për atentatin e 2-të ndaj tij: Bastardët s’na rrëzojnë dot
Pasi i garantoi të gjithë se ishte mirë edhe pse një person u kap në tentativë për ta qëlluar me armë zjarri, kandidati për kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka reaguar sërish nëpërmjet rrjetit të tij social “Truthsocial” ku falenderoi agjentët e Shërbimit Sekret për parandalimin e të shtënave ndaj tij.
Trump foli me tone populiste duke e cilësuar veten si “të dashur nga populli” dhe tha se për këtë arsye sulmet ndaj tij ishin intesifikuar.
“Unë do të doja t’iu falënderoja të gjithëve për shqetësimin dhe urimet tuaja. Sigurisht që ka qenë një ditë interesante, mbi të gjitha, dua të falënderoj Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara, Sherif Ric Bradshaë dhe zyrën e tij të patriotëve të guximshëm dhe të përkushtuar. Falënderoj Forcat e Urdhrit për punën e pabesueshme që bëtë sot në Trump International për të më mbajtur mua, si President i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Puna që bëtë ishte absolutisht e jashtëzakonshme dhe jam krenar që jam amerikan! Nëse je popullor, do të të qëllojnë, le të mos e lëmë të na rrëzojë. Kur je popullor, kriminelët në fakt të qëllojnë... Dhe përpiqen të të godasin nga çdo kënd! Mos lejoni kurrë që ata bastardë t'ju rrëzojnë", shkroi Trump.
I arrestuari për këtë atentat të mbetur në tentativë, rezulton të jetë një 58 vjeçar pronar i një firme ndërtimi në Florida të SHBA-së, i cili në rrjetet sociale shprehte pikëpamjet e tij radikale dhe thirrjet për të luftuar dhe vdekur në Ukrainë. Versus.al
“Gati të luftoj dhe vdes në Ukrainë”, çfarë shkruante në rrjetet sociale atentatori i dytë i Trump

Ryan Wesley Routh, 58-vjeçari që u arrestua të dielën në lidhje me atë që FBI e cilësoi si një tentativë vrasjeje ndaj ish-presidentit Donald Trump, kishte shprehur dëshirën për të luftuar dhe për të vdekur në Ukrainë.
Postimet e zotit Routh në faqen e mediave sociale X zbuluan një prirje për retorikë të dhunshme në javët pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
"Jam i gatshëm të luftoj në Krakov dhe të shkoj në kufi të Ukrainës krah të gjithë vullnetarëve dhe të vdes”- ka shkruar ai.
Në aplikacionin e mesazheve Signal, z. Routh shkroi se "Civilët duhet ta ndryshojnë këtë luftë dhe të parandalojnë luftërat e ardhshme" si pjesë e biografisë së profilit të tij. Në WhatsApp, biografia e tij lexonte: “Secili prej nesh duhet të bëjë pjesën e tij çdo ditë në hapat më të vegjël për të ndihmuar në mbështetjen e të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë, secili prej nesh duhet të ndihmojë kinezët.”
Routh, një ish-kontraktor ndërtimesh nga Greensboro, N.C., u intervistua nga The New York Times në vitin 2023 për një artikull rreth amerikanëve që dolën vullnetarë për të ndihmuar përpjekjet e luftës në Ukrainë. Routh, i cili nuk kishte përvojë ushtarake, tha se kishte udhëtuar në vend pas pushtimit të Rusisë dhe donte të rekrutonte ushtarë afganë për të luftuar atje. Versus.al
“Atentatori u afrua deri në 500 metra”, guvernatori DeSantis për atentatin ndaj Trump: Ja si u parandalua

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis deklaroi ditën e djeshme se shteti i tij do të kryejë një hetim të veçantë lidhur me personin e armatosur që tentoi t’i afrohej ish-presidentit Donald Trump deri në distancën 500 metra, teksa me vete kishte një armë zjarri të tipit “Ak-47”.
Kandidati për president të SHBA-ve, ishte duke luajtur në klubin ndërkombëtar të golfit Trump kur një anëtar i Shërbimit Sekret hapi zjarr ndaj atentatorit i cili u largua me një mjet tip “Nissan”, por u kap pak momente më vonë.
Autoritetet thanë se Routh kishte një kamerë GoPro dhe dy çanta shpine dhe dyshohet se e futi grykën e pushkës së tij përmes një gardhi, rreth 300 deri në 500 metra larg nga ish-presidenti.
Desantis tha se njerëzit e meritojnë të dinë çdo detaj rreth atentatit të mbetur në tentativë ndaj Trump.
“Njerëzit e meritojnë të vërtetën për atentatorin e mundshëm dhe se si ai ishte në gjendje të arrinte 500 metra larg ish-presidentit dhe kandidatit aktual të GOP,” tha DeSantis në një postim në X. Versus.al
Trump i shpëton atentatit të dytë me armë zjarri! Kush është atentatori që u kap me AK-47 në fushën e golfit

SHBA- Kandidati për kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ishte sërish shënjestra e një atentati me armë zjarri, këtë herë teksa ndodhej në klubin ndërkombëtar të golfit në Ëest Palm Beach. Pavarësisht se nuk pati të shtëna, agjentët e Shërbimit Sekret, panë një person me një kallashnikov Ak-47 drejtuar vendit ku po luante ish-presidenti.
Në pranga ra një 58 vjeçar i identifikuar si Ryan Wesley Routh i cili nuk është një emër i panjohur për policinë amerikane të paktën në vitet 1990. Lista e veprave penale për të cilat është ndaluar 58 vjeçari, përfshin shkelje të rregullave të qarkullimit dhe drogë.
Routh u transferua në Haëaii në vitin 2017, tregojnë të dhënat. Që atëherë ai ka krijuar një kompani ndërtimi në Haëaii që merret me struktura të thjeshta banimi për njerëzit e pastrehë, sipas një faqeje LinkedIn që duket se i përket Routh.
“Ky nuk duket të jetë një djalë i rastësishëm me një AK-47 që ecën jashtë klubit të Trump,” tha një zyrtar pas incidentit të së dielës pasdite.
Lajmi për incidentin doli menjëherë pasi Trump u shoqërua i sigurt nga fusha e golfit.
Një anëtar i Shërbimit Sekret e pa sulmuesin e mundshëm ndërsa Trump po luante golf. Zyrtarët thonë se ai braktisi një AK-47, një kamerë go-pro dhe dy çanta shpine përgjatë një gardhi me zinxhir që kufizohet me fushën e golfit. Routh iku me një fuoristradë pasi një anëtar i Shërbimit Sekret qëlloi mbi të, por u arrestua shpejt, sipas autoriteteve.
Për ngjarjen reagoi menjëherë presidenti aktual i SHBA, Joe Biden i cili tha se ishte i lehtësuar që Trump nuk ishte dëmtuar, ndërsa përgëzoi edhe anëtarët e Shërbimit Sekret.
“Një i dyshuar është në paraburgim dhe unë përgëzoj punën e Shërbimit Sekret dhe partnerëve të tyre të zbatimit të ligjit për vigjilencën dhe përpjekjet e tyre për të mbajtur ish-presidentin dhe ata përreth tij të sigurt”, tha Biden në një deklaratë.
Ai nënvizoi se dhuna politike nuk ka vend në SHBA dhe bëri thirrje për masa mbrojtëse shtesë për garantimin e sigurisë së Trump.
Në korrik, Trump i shpëtoi mrekullisht një atentati më armë zjarri teksa mbante një fjalim para mbështetësve të tij në Pensilvani. Atentatori, një djalë i ri kishte hipur mbi një çati nga ku qëlloi drejt Trump, të cilin një prej plumbave e preku pranë veshit të djathtë. Versus.al
Të shtënat me armë teksa po luante golf, reagon Trump: Nuk dorëzohem kurrë!

Ish-presidenti, Donald Trump i cili ishte në klubin e tij të golfit në Florida, sipas raportimeve të mediave, është "i sigurt dhe i shëndoshë pasi u qëlluan me armë pranë tij", tha Steven Cheung, drejtori i komunikimit të fushatës, në një deklaratë të Donald Trump, duke shtuar se kishte “Nuk ka detaje të tjera për momentin”.
— Trump War Room (@TrumpWarRoom) September 15, 2024
Shërbimi Sekret, i ngarkuar për mbrojtjen e presidentëve, ish-presidentëve dhe figurave politike të profilit të lartë, njoftoi në X se po "hetonte me Zyrën e Sherifit të Qarkut Palm Beach një incident që përfshinte ish-Presidentin Donald Trump, i cili ndodhi pak para orës 14:00. 18:00 GMT)”.
"Ish-presidenti është mirë dhe i sigurt," konfirmoi Shërbimi Sekret.
Menaxheri i tij i komunikimit Anthony Guglielmi gjithashtu njoftoi në X një konferencë për shtyp më vonë gjatë ditës për të dhënë "detaje shtesë".
The Secret Service, in conjunction with the Palm Beach County Sheriff’s Office, is investigating a protective incident involving former President Donald Trump that occurred shortly before 2 p.m. The former president is safe. @pbso will have more details soon. pic.twitter.com/yWNvvKD3IC
— Anthony Guglielmi (@SecretSvcSpox) September 15, 2024
Gjithashtu edhe vetë ish-Presidenti Trump ka bërë reagimin e tij të parë, pas kësaj ngjarje.
“Ka pasur të shtëna armësh, por dua që t’ju them se jam i sigurt dhe jam mirë! Asgjë nuk do të më ngadalësojë, nuk do të dorëzohem kurrë! Unë gjithmonë do t’ju dua që më mbështetni. Bashkim. Paqe”, thotë Trump në reagimin e tij./ Versus.al







