BOTA /

Kurti propozon Glauk Konjufcën për kryeministër të Kosovës: Unë do jem ministër i Jashtëm

Shkruar nga Versus

Kurti propozon Glauk Konjufcën për kryeministër të

Për të shmangur që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka propozuar Glauk Konjufcën për kryeministër në qeverinë e re.

Ky propozim është bërë gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

"Glauk merr vendin tim, unë vendin e tij si ministër i Jashtëm. Ky vendim është për të shmangur dy palë zgjedhje radhazi"- mësohet të jetë shprehur Kurti. 

Më herët, Kurti dështoi të siguronte 61 vota për formimin e qeverisë. Me një tentativë të fundit, tashmë Konjufca është mandatari i Vetëvendosjes për formimin e qeverisë. Versus.al

Poll