BOTA /

Kush janë personat me fat që i shpëtuan tragjedisë së ‘Air India’, ja përse nuk hipën në avionin që u rrëzua

Në një kthesë të pabesueshme të fatit, shtatë persona që duhej të ishin në atë avion, nuk udhëtuan, për arsye krejt të ndryshme – dhe kështu i shpëtuan një vdekje të sigurtë.

Shkruar nga Versus

 

Kush janë personat me fat që i shpëtuan tragjedisë së

Një ngjarje tragjike ka tronditur Indinë dhe mbarë botën më 12 qershor, kur një aeroplan Boeing 787 i linjës Air India u përplas me një ndërtesë banimi në qytetin Ahmedabad, duke shkaktuar 279 viktima, mes të cilëve pasagjerë, anëtarë të ekuipazhit dhe banorë në tokë.

Sipas raportimeve të “The Times of India”, avionit i nisur drejt Londrës, pësoi një shpërthim të menjëhershëm në ajër pak minuta pas ngritjes. Më pas, mjeti fluturues humbi kontrollin dhe u përplas mbi një zonë të banuar, duke e kthyer skenën në një ferr zjarri. Autoritetet konfirmuan se avionin e ndodhur në fluturimin AI-117 e operonte një ekip me përvojë, ndërsa hetimet mbi shkaqet janë në zhvillim e sipër.

7 njerëz që shpëtuan “rastësisht” – tregime që ndalojnë frymën

Në një kthesë të pabesueshme të fatit, shtatë persona që duhej të ishin në atë avion, nuk udhëtuan, për arsye krejt të ndryshme – dhe kështu i shpëtuan një vdekje të sigurtë.

1. Yaman Vyas

Punonjës magazinash në Mbretërinë e Bashkuar, i cili kishte ardhur për të vizituar familjen. Në momentin e fundit, nëna e tij i kërkoi të qëndronte edhe disa ditë të tjera. Ai e anuloi biletën – dhe vendimi i tij i thjeshtë i shpëtoi jetën.

2. Jaimin dhe Priyia Patel

Çifti 29 dhe 25-vjeçar kishte shkuar në aeroport, por probleme me sistemin e check-in-it i ndaluan të hipnin në bord. Të dëshpëruar në fillim, ata u kthyen në shtëpi – vetëm për të parë lajmet dhe për të kuptuar se nuk ishin më pjesë e asaj tragjedie.

3. Savji Timbadia

Një nënë që do të fluturonte për të takuar të birin në Mbretërinë e Bashkuar. Një ndjesi e paqartë ankthi e shtyu të shtynte udhëtimin për javën tjetër. Më vonë, ajo u trondit nga lajmi se fluturimi i saj ishte kthyer në një katastrofë.

4. Bhoomi Chaunan

Një i ri që mbeti i bllokuar në trafik dhe mbërriti vonë në aeroport. Stafi nuk e lejoi të hipte, çka në momentin e parë u duk si fatkeqësi, por më pas u shndërrua në shpëtim.

5. Jayesh Takkara

Një menaxher që ndodhej në një takim pune në Kalkuta. Zgjatja e papritur e mbledhjes bëri që ai të humbiste fluturimin, pa e ditur se ky vonesë do t’i shpëtonte jetën. /Versus.al

Poll