
Komisioni Europian ka nisur negociatat me gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor për t’i përfshirë ato në regjimin e Bashkimi Europian “Roam Like at Home”, një rregullore e BE-së që u mundëson përdoruesve të telefonisë mobile të përdorin telefonat e tyre në shtetet e tjera anëtare me të njëjtat çmime si në vendin e tyre.
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos postoi një shkrim në rrjetin social "X" ku shkruan se tarifat roaming u kushtojnë shumë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor kur udhëtojnë dhe flasin me të dashurit e tyre.
“Tarifat e roaming-ut janë problem në gjithë Ballkanin Perëndimor – për punëtorët që punojnë jashtë vendit dhe për familjet që telefonojnë më të dashurit e tyre. Faturat e papritura gjatë udhëtimeve janë diçka që ne nuk e pranojmë më në BE. Sot propozojmë nisjen e bisedimeve për ta përfshirë në këtë edhe Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kos në X.
“Roam Like at Home” u inicua nga Bashkimi Europian në qershor të vitit 2017 dhe aktualisht zbatohet për shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e Zonës Ekonomike Europiane.
Me këtë propozim për nisjen e bisedimeve, Komisioni Europian kërkon miratimin e Këshilli i Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me partnerët nga Ballkani Perëndimor. Versus.al

