
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua kombit izraelit duke deklaruar se gjatë luftimeve me Iranin kishin arritur suksese të jashtëzakonshme.
Ndërsa u shpreh se lufta nuk ka mbaruar, Netanyahu tha se nga kjo përplasje Izraeli doli më i fortë se kurrë dhe Irani më i dobët se kurrë.
“Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli më i fortë se kurrë – kjo është e vërteta. Ky nuk është fundi i fushatës. Irani hyn në këto negociata i mundur dhe më i dobët se kurrë”, theksoi Netanyahu.
Lideri izraelit nënvizoi se vendi i tij ende ka qëllime të rëndësishme për t’i arritur dhe se bashkëpunimi me SHBA-në mbetet i fortë.
“President Trump, miku im i dashur Donald, dëshiroj t’ju falënderoj për udhëheqjen dhe miqësinë tuaj”, shtoi ai.
Sipas Netanyahu, SHBA dhe Izraeli po “ndryshojnë fytyrën e Lindjes së Mesme”, ndërsa regjimi iranian është kthyer pas “për dekada”. Ai theksoi se Irani nuk është në gjendje të prodhojë raketa të reja, pasi ato që përdor aktualisht janë vetëm nga stoqet ekzistuese në depot e tij. Versus.al


