BOTA /

Lavrov akuzon Evropën: S'po lini Trump të bëjë paqe! Jeni në gjendje të mjerueshme në politikë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka lëshuar akuza të forta ndaj vendeve evropiane, duke i akuzuar ato për sabotimin e përpjekjeve të ish-presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Shkruar nga Versus
Lavrov akuzon Evropën: S'po lini Trump të bëjë paqe!
Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka lëshuar akuza të forta ndaj vendeve evropiane, duke i akuzuar ato për sabotimin e përpjekjeve të ish-presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Deklarata e Lavrovit erdhi si reagim ndaj njoftimit të kancelarit gjerman për heqjen e kufizimeve në përdorimin e armëve të dërguara në Kiev. Sipas Lavrovit, ky vendim është marrë prej kohësh, por është mbajtur i fshehtë nga opinion publik.

“Nuk është thjesht një vendim ushtarak. Është një tregues i nivelit të mjerueshëm të udhëheqjes politike në Evropë”, tha Lavrov, duke kritikuar ashpër liderët e kontinentit.

Ai shkoi edhe më tej, duke i akuzuar qeveritë evropiane se po minojnë me vetëdije çdo përpjekje për negociata.
“Nëse lufta ndalon, karrierat e tyre politike përfundojnë. Ata i vënë interesat personale mbi interesat e qytetarëve të tyre,” deklaroi ai, duke aluduar për një interes të qëllimshëm për përshkallëzim.

Në kontrast, Lavrov mbajti një ton më të matur kur foli për Donald Trump.
“Trump kërkon rezultate konkrete. Nëse ai kupton se evropianët po i sabotojnë përpjekjet e tij për paqe, është e natyrshme që retorika e tij të ndryshojë,” theksoi ai.

Ai i bëri thirrje Evropës të “ndalojë së sabotuar rrugën drejt paqes”, duke theksuar se “retorika është më pak e rëndësishme sesa përmbajtja dhe vullneti politik”.

Këto deklarata vijnë në një moment kur Rusia ka intensifikuar ndjeshëm sulmet ajrore ndaj Ukrainës. Bastisja më e fundit ndaj infrastrukturës ukrainase është cilësuar si më e madhja që nga nisja e luftës në shkurt 2022. Versus.al

Poll