BOTA /

Lindja e Mesme në kaos, Hezbollahu lëshon raketë balistike në Izrael! Përgatitet për luftë tokësore

Shkruar nga Versus

Lindja e Mesme në kaos, Hezbollahu lëshon raketë balistike

Rajoni i Lindjes së Mesme duket tashmë më i trazuar se kurrë me Izraelin që sulmoi mijëra baza të Hezbollahut dy ditë më parë në Liban duke lënë mbi 500 të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Në hakmarrje të këtyre sulmeve, Hezbollahu ka lëshuar raketë balistike në qendrën e Mossadit. Grupi synon bazën e Tev Avivit në shenjë hakmarrje për shpërthimet e pajisjeve “pager” ndërsa tashmë kanë nisur përgatitjet për luftë tokësore me Izraelin në Liban.

Është hera e parë që grupi i Hezbollah ka lëshuar raketë balistike në Izrael me qëllim bombardimin e agjencisë së spiunazhit të Mossadit në Tel Aviv.

Ashtu si raketat e tjera që u lëshuan më herët, Izraeli ka njoftuar se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar një raketë të Hezbollahut pasi sirenat u dëgjuan në Tel Aviv, duke mos pasur asnjë të vdekur.

Lëshimi i raketës balistike vjen disa orë pasi Izraeli tha se kishte vrarë Ibrahim Qubaisi - një tjetër komandant i lartë i Hezbollahut dhe drejtor i njësisë së raketave dhe raketave të grupit - në një sulm në Bejrut të martën. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: