BOTA /

"Lufta mbyllet brenda disa javësh, jo muajsh", Rubio: Arrijmë objektivat edhe pa trupa ushtarake në Iran

Shkruar nga Versus

"Lufta mbyllet brenda disa javësh, jo muajsh", Rubio:

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, foli me gazetarët pas takimit të tij me ministrat e tjerë të jashtëm në një takim të G7 në Francë gjatë ditës së sotme.

I pyetur nëse SHBA-të po shqyrtojnë vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme si pjesë e përpjekjeve të tyre për të neutralizuar Iranin, Rubio thotë se nuk do të diskutojë taktikat ushtarake.

Megjithatë, ai thotë se SHBA-të kanë objektiva të qarta dhe "ne jemi shumë të bindur se jemi në prag të arritjes së tyre shumë shpejt".

Për sa i përket kohës që pritet të zgjasë operacioni i SHBA-së në Iran, Rubio u shpreh "po flasim për javë, jo për muaj". Ndërsa shtoi se ata mund t'i arrijnë objektivat e tyre pa hyrë me trupa ushtarake në Iran. Versus.al

Poll