BOTA /

Lufta në Gaza, OKB miraton rezolutën për krijimin e 2 shteteve, Shqipëria abstenon (FOTO)

Pavarësisht se njeh Palestinën dhe Izraelin si shtete të pavarura, Shqipëria ka abstenuar për rezolutën e paraqitur në Kombet e Bashkuara për zgjidhjen me 2 shtete.

Shkruar nga Versus

Lufta në Gaza, OKB miraton rezolutën për krijimin e 2 shteteve,

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) mbështeti me shumicë dërrmuese votash një zgjidhje me dy shtete për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.

Votimi është kryer disa orë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e hodhi poshtë idenë e krijimit të një shteti palestinez. Në total 142 vende votuan pro rezolutës së paraqitur nga Franca dhe Arabia Saudite që parashikon që Autoriteti Palestinez të qeverisë dhe të kontrollojë të gjithë territorin palestinez me një komision administrative kalimtar që do të krijohet menjëherë pas një armëpushimi në Gaza.

"Hamasi duhet t'i japë fund sundimit të tij në Gaza dhe t'ia dorëzojë armët Autoritetit Palestinez", thuhet në deklaratë, duke shtuar se duhet të lirojë gjithashtu të gjithë pengjet.

Ndërkohë mes shteteve që votuan, Shqipëria ishte ndër 12 vendet që abstenuan ndaj kësaj rezolute të paraqitur paçka se shteti shqiptar i njeh si shtete të pavarura edhe Palestinën edhe Izraelin.

Rezoluta e OKB-së sugjeron gjithashtu vendosjen e një misioni të mbështetur nga ky institucion me qëllim mbrojtjen e civilëve palestinezë dhe ofrimin e garancive të sigurive për palestinëzët dhe izraelitët.

Dokumenti shtatëfaqësh dënon “sulmet e kryera nga Hamasi kundër civilëve” në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, kur militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë afërsisht 1,200 njerëz, shumë prej të cilëve civilë, dhe morën pengje 250. Nga këta, 50 ende mbahen, përfshirë rreth 20 që besohet se janë gjallë.

Siç pritej edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë votuar kundër kësaj rezolute. Më herët presidenti Trump ka publikuar planin për ta kthyer zonën e Gazës në një vend turistik, ndërsa ka mbështetur propozimin izraelit për zhvendosjen e palestinezëve në vendet arabe përreth. Versus.al

Poll