BOTA /

Macron dhe Starmer marrin në dorë situatën në Ukrainë, zbardhet propozimi për armëpushim me Rusinë

Shkruar nga Versus

Macron dhe Starmer marrin në dorë situatën në Ukrainë,
Pas krisjes së marrëdhënieve SHBA-Ukrainë, Europa duket se ka marrë rolin kryesor të fuqisë q duhet të garantojë armëpushim apo përfundim të luftës së nisur nga Rusia. 

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeminkstri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer kanë dalë me një propozim të përbashkët për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë. 

Në një intervistë për gazetën franceze Le Figaro, Macron thotë se një armëpushim i tillë fillimisht nuk do të mbulonte luftime tokësore, por do të ishte “në ajër dhe në det”.

Megjithatë, ai pranon se do të ishte shumë e vështirë të verifikohej nëse armëpushimi po respektohej në një vijë kaq të gjerë fronti.

Lideri francez gjithashtu propozoi gjithashtu që paqeruajtësit mund të vendosen në një moment të mëvonshëm, por shtoi: “Nuk do të ketë trupa europiane në tokën ukrainase në javët e ardhshme.”

Ai gjithashtu sugjeron që vendet europiane duhet të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen në një nivel midis 3.0 dhe 3.5 përqind të PBB-së, për t’iu përgjigjur ndryshimit të prioriteteve të Uashingtonit dhe militarizimit të Rusisë. Versus.al

Poll