BOTA /

Makron paralajmëron largimin nga politika: Presidenti francez zbulon detaje për vendimin e tij, kur dhe pse

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaron se pas përfundimit të mandatit në vitin 2027 nuk do të vijojë angazhimin në politikë, ndërsa flet edhe për sfidat e presidencës së tij dhe ekuilibrin mes reformave të kryera dhe atyre të papërfunduara.

Shkruar nga Versus

Makron paralajmëron largimin nga politika: Presidenti francez zbulon detaje

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se nuk do të angazhohet në politikë pasi të përfundojë mandatin e tij në vitin 2027, kur do të largohet nga Pallati Élysée pas dy mandateve, që është maksimumi i lejuar.

“Nuk jam marrë me politikë para presidencës dhe nuk do të merrem as pas saj,” u shpreh Macron gjatë një takimi me studentë në administratën greko-qipriote.

Ai foli edhe për sfidat e mandatit të tij të fundit, duke theksuar se më e vështira është ruajtja e arritjeve dhe njëkohësisht vijimi i reformave të papërfunduara.

“Ndonjëherë duhet të kthehesh te gjërat që nuk janë bërë siç duhet,” tha ai, duke shtuar se balancimi mes arritjeve dhe reformave të mbetura ka qenë pjesa më e vështirë e presidencës së tij.

Deklaratat u bënë gjatë një vizite në Nikozia, ku Macron u prit nga presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, në kuadër të përgatitjeve për një takim joformal të Këshillit Evropian./Versus.al

Poll