
Në të njëjtën kohë ndërsa Volodymyr Zelensky po fliste në Davos, Presidenti Francez Emmanuel Macron njoftoi se Marina e vendit të tij kishte sekuestruar një anije cisternë ruse që është nën sanksione.
“Ky operacion u krye... me mbështetjen e disa prej aleatëve tanë”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.
"U krye në përputhje të plotë me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit."
Misioni francez u krye në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar, e cila mblodhi dhe ndau informacion.
????Mediterranean | High sea intervention led by the French Navy to control the pavilion of an oil tanker
— The ???????? Joint Staff - Military operations (@FrenchForces) January 22, 2026
⚓ Rerouting at the demand of the public prosecutor - under escort by the @MarineNationale - to proceed to further inspection
????️ Operation conducted in cooperation with our… https://t.co/PG7ZjgoqPk pic.twitter.com/w9u2QYQBEw
Macron tha se anija ishte subjekt i sanksioneve ndërkombëtare dhe dyshohej se operonte nën një flamur të rremë. "Aktivitetet e flotës në hije kontribuojnë në financimin e luftës (ruse) të agresionit kundër Ukrainës", shtoi ai.
#CommuniquéDePresse | Contrôle de pavillon sur un pétrolier en mer Méditerranée ⬇️ pic.twitter.com/rjUpi1svpx
— Préfecture maritime de la Méditerranée (@Premarmed) January 22, 2026
Njoftimi i Macron erdhi pothuajse në të njëjtën kohë kur Zelensky përmendi konkretisht tankerët rusë që lëviznin nëpër Evropë pa ndërmarrë veprime nga aleatët evropianë të Ukrainës.
Sipas analistëve ushtarakë, Britania pritet të bëjë lëvizje të ngjashme në të ardhmen e afërt.
Reagimi i Rusisë
Rusia po heton nëse ka shtetas rusë midis ekuipazhit të cisternës. Agjencia ruse e lajmeve Tass raporton se autoritetet franceze nuk e informuan ambasadën ruse në Paris për vendndodhjen e cisternës./Versus.al

